Arrihet marrëveshja, në UP do të ketë edhe dy afate
Tashmë do të lejohet afati i nëntorit dhe prillit në Universitetin e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur Parlamenti Studentor, të cilët njoftuan se në bashkëpunim me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ka arritur një marrëveshje në dobi të studentëve të UP-së.

Sipas njoftimit, ky vendim synon të garantojë barazi dhe qasje të njëjtë për të gjithë studentët, pavarësisht fakultetit ku ndjekin studimet.
