Artan Abrashi arrin koalicion për Balotazh edhe me kryetarin e PREBK-së, Albert Kinolli
Në frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, sot njoftoi se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Partisë Rome e Ashkalinjëve të Bashkuar të Kosovës (PREBK), Albert Kinolli, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Sipas njoftimit nga Vetëvendosje, ky hap konsiderohet si një përpjekje për forcimin e bashkëpunimit politik në funksion të ndërtimit të një Prizreni multietnik, gjithëpërfshirës dhe solidar.
Kjo është marrëveshja e tretë për balotazh e Abrashit, pas “NDS” te Emilia Rexhepit dhe të AAK-së në Prizren.
Njoftimi nga Artan Abrashi:
Bashkë për Prizrenin multietnik!
Në frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, sot u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit për një Prizren multietnik, gjithëpërfshirës dhe solidar.
Sot arritëm marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e PREBK-së, z. Albert Kinolli, deputet që përfaqëson me dinjitet komunitetin rom të Prizrenit. Në takim ishte i pranishëm edhe bashkëpartiaku dhe aktivisti i parë rom në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Sejnur Veshall, i cili, për herë të parë në historinë e Kosovës, u propozua ditë më parë për postin e Ministrit të Zhvillimit Rajonal nga Qeveria Kurti.
Ky bashkëpunim shënon një bashkim forcash për të avancuar mirëqenien sociale, zhvillimin kulturor dhe përmirësimin e infrastrukturës për komunitetin rom në Prizren. Ai reflekton vizionin tonë të përbashkët për një qytet që respekton diversitetin dhe promovon barazinë në çdo fushë të jetës publike.

🤝 Yek e multietnikune Prizrenoske!
Ani phud e yehkunejivdipasko thay mashkarespektesko, adive frdisalo yek mahatno bacako direktimo vash yekhunobutikeripe vash yek multietnikuno Prizreno, sahastardo thay solidarno.
Adive reslam ano yekhunobutikeripe e sherune e PREBK-esko, r.Albert Kinolli thay deputeti kova reprezentila zoralipeya e romane komunitetete ano Prizren. Ano amaro arakhipe sine thay yekhunopartiakojeno thay yekto romano aktivisto ani Phirvalin VETËVENDOSJE!, Sejnur Veshall, kova, pe yektor vere ani hisorira e Kosovako, propozisalo dive angle ano posti e Ministresko vash Rayonaluno Evolviripe kotar rayipe Kurti.��Akava yekhunobutikeripe hraminla yek yekhipe e zoralipyengo vash te avansina o socialuno shukarno halovipe, kulturno evolviripe thay laqharipe e infrasktrukturako vash romano komuniteti ano Prizrnei. Ov reflektinla amari vizia vash diversiteti thay promovinla yekhipa ano sah umal e publikune jivdipasko.
Lexo edhe:
Prizren: VV e AAK bashkë për Balotazh, ç’ deklaruan Abrashi e Krasniqi
