Artan Abrashi: Do të mbështesim bizneset që krijojnë punësim dhe zhvillim në Prizren
Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit viziton fabrikën “Liri”, lidere rajonale me mbi 70 vite traditë dhe prezencë në tregjet evropiane, raporton Gazeta e Prizrenit.
Fabrika “Liri”, me mbi 121 produkte të pranishme në tregjet evropiane, u vlerësua nga Abrashi si model zhvillimi dhe punësimi për Prizrenin.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Sot vizitova fabrikën “Liri”, krenarinë e qytetit tonë me mbi 70 vite traditë dhe lider të rajonit në industrinë e ëmbëlsirave. Nga Prizreni janë krijuar mbi 121 produkte që shijohen jo vetëm në Kosovë, por edhe në tregjet evropiane.
“Liri” është shembull i qartë se si puna, përkushtimi dhe vizioni ndërtojnë suksese që kalojnë kufijtë. Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, do të jem gjithmonë pranë bizneseve që krijojnë punësim, zhvillim dhe krenari për qytetin tonë.
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Liri