24-11-2024

Artisti prizrenas, Gani Sunduri përfaqëson Kosovën në jurinë e festivalit ndërkombëtarë të karikaturës në Qipro

Me ftesën e bërë nga shoqata e karikaturistëve të Qipros,  artisti Gani Sunduri përfaqëson Kosovën si anëtarë i jurisë në festivalin e 8 ndërkombëtarë të karikaturës në Girne të Qipros.

Kjo ngjarje është e mirënjohur në botën e karikaturës ku këtë vit organizon edhe festivalin e 18 kombëtar. Në këtë festival kanë aplikuar 458 artistë nga 61 shtete me 1018 punime, tema e festivalit në çdo edicion është “Zeytin”(Ulliri), përveq artistit Sunduri ishin edhe artistët si Boris Edenburg nga Izraeli, Serpil dhe Ismali Kar nga Turqia ,Jugoslav Vlahovic nga Serbia, Husein Cakmak, Serhan Gazioglu,Musa Kayra,Derman Atik,Devran Oztunc nga Qiproja.

Në njoftimin dërguar medieve, thuhet se për anëtarët e jurisë përzgjedhja e punimeve  Ishte një punë e vështirë, prej të gjithë punimeve janë përzgjedhur 10 punime për çmime dhe 15 për shpërblime të ndryshme, por të gjitha punimet do të jenë të pubikuara në ueb faqen e shoqatës për 10 ditë për të kontrolluar mos janë kopje ose plagjiatë.

Me gjithë keqardhje për mua si artistë në këtë festival nuk kish asnjë aplikues nga Kosova dhe Shqipëria.

Festivali i 8-të ndërkombëtar i karikaturës do të mbahet në tetor të këtij viti. /GazetaePrizrrenit.net

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.