Arusha shfaqet sërish në Dragash: Një qytetar e ndjek me veturë
Në arushë është shfaqur sërish në Dragash.
Një qytetar ka incizuar momentin kur arusha lëviz në rrugën Pllanjik – Kosavë në Obojë të Dragashit, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, prania e arushave në zonën e Opojës së Dragashit kohëve të fundit është në rritje.
Gjithashtu, vlen të theksohet se përkundër pranisë së shtuar të këtyre kafshëve, nuk raportohet se ato kanë shkaktuar ndonjë dëm në këtë zonë.
Pamjet janë publikuar nga televizioni lokal i Prizrenit: