AS njofton: Muaji i Ramazanit do të fillojë të mërkurën
Arabia Saudite ka njoftuar se muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë të mërkurën.
Oborri mbretëror saudit bëri të ditur se hëna e re e muajit të shenjtë u pa të martën në mbrëmje, duke konfirmuar se agjërimi do të nisë më 18 shkurt, raporton media e huaja.
Rreth 2 miliardë myslimanë në mbarë botën pritet të fillojnë agjërimin çdo ditë, nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.

Ramazani bie në muajin e nëntë të kalendarit hënor islamik, i cili përbëhet nga 12 muaj në një vit dhe zgjat 354 ose 355 ditë.
Agjërimi gjatë Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe konsiderohet i detyrueshëm për myslimanët e shëndetshëm të rritur.

Përjashtimet zakonisht vlejnë për fëmijët e vegjël, të sëmurët, udhëtarët dhe gratë që janë shtatzëna, ushqejnë me gji ose gjatë ciklit menstrual.
Tradita e shikimit të hënës përdoret prej kohësh për të përcaktuar fillimin e Ramazanit, si dhe festat kryesore islame të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.

Gjatë Ramazanit, orët e punës në sektorin publik dhe privat, si dhe oraret shkollore, shpesh reduktohen në shumë vende me shumicë myslimane.

