23-05-2025

As përpjekja e 20-të nuk çon në konstituim të Kuvendit

Ka dështuar për të 20-n herë me radhë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Partitë opozitare dhe kësaj radhe kanë kundërshtuar votimin e fshehtë.

Fillimisht, grupet parlamentare refuzuan të propozojnë emrat për formimin e një komisioni për votim të fshehtë.

Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar më 25 maj nga ora 11:00.

Ndryshe, 53 deputetë votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./IO

Asnjë koment

Comments are closed.