24-11-2024

Asambleistja Sinanaj kritikon Komunën për mospastrim as të Qendrës Historike të Prizrenit

Anëtarja e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga radhët e AAK-së,  Agensa Sinanaj derisa ka kritikuar Komunën,  për mosintevenim nëpër rrugë pas të reshurave të borës,  ajo ka shkruar se madje as Qendra Historike e Prizrenit nuk është pastruar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Përmes një postimi në ‘facebook’, ajo ndër të tjera ka shkruar:

“Drejtoria për Shërbime Publike dështoi në pastrimin e rrugëve, e tërë kjo pasqyrohet më së miri nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, nga qytetarët të ndryshëm, si dhe nga ajo që shohim çdo ditë kur lëvizim në çdo cep të qytetit, e mos të flasim për fshatra ku gjendja është edhe më katastrof.

Realisht një qeverisje e till ka qenë e pritur por kjo u dëshmua edhe për ata qytetar të cilët kishin dyshime se do të jetë ndryshe, çdo ditë e më shumë po binden që kjo qeverisje është në dëm të qytetarëve dhe po e shkatërron këtë vend.

Në fotot e publikuara shihet qartë se të gjitha rrugët janë të pa pastruara, edhe ato të qendrës historike, ku kryetari premtoi që kjo pjesë do të trajtohet me një kujdes të veçant, çdo cep është me borë edhe në ¨Shatërvan¨ ky shesh duket shumë i shëmtuar nga mos kujdesi i këtyre, duke mos e pastruar aspak këtë pjesë të bukur të cilën e ruajtën me vite të tëra të gjithë paraardhësit tanë”, ka shkruar ajo.

Fotografia e Agnesa Sinanaj

Fotografia e Agnesa Sinanaj

Asnjë koment

Comments are closed.