24-11-2024

Asamblisti i VV-së në Suharekë arrestohet për mashtrim me subvencione

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Suharekës, Liridon Fandaj, është arrestuar të mërkurën nën dyshimin për mashtrim me subvencione.

Siç ka raportuar portali Demokracia.com, Fandaj është një nga 11 të arrestuarit e sotëm nga Policia e Kosovës.

Ky operacion u zhvillua sot nga Krimet Ekonomike në Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj.

Të arrestuarit gjatë këtij aksioni dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

Siç ka njoftuar sot policia tre nga këta të arrestuar janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

11 të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje 48 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.