Aterimi me helikopter “Black Hawk” i Presidentes Osmani bëhet lajm në mediat kroate
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Sinjë me helikopterin Black Hawk për një takim, në të cilin ishte e ftuar nga presidenti kroat Zoran Millanoviq.
Osmani më vonë ka shëtitur Sinjë në shoqërinë e homologut të saj, sipas pamjeve të publikuara nga mediat kroate.
Osmani do të marrë pjesë në organizimin tradicional “Sinjska Alka”, nën patronatin e presidentin kroat.
“Ardhja e Osmanit në Sinjë është rregulluar më herët me udhëheqjen e Kalorësit e Shoqërisë Alkar, e cila vitet e fundit është përpjekur të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale të “Kalorësit e Sinj” dhe do të promovojë jashtë kufijve të Kroacisë”, njoftoi më herët zyra e presidentit kroat.
Gjatë qëndrimit në Sinj, presidenti Milanoviq dhe presidentja Osmani do të vizitojnë ekspozitën “Vanja Radauš dhe Stipe Sikirica – dialog mes mësuesve dhe nxënësve” nën drejtimin e ekspertit të kuratores së ekspozitës Ana Zhanko dhe drejtoreshës së Galeria Sikirica Dragana Modriq, raporton media kroate.
“Sinjska Alka”, është manifestim i cili nderon sakrificën dhe trimërinë e ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut.