22-11-2024

Audio-incizimi i Kusari-Lilës me Radoiçiqin, po kërkohet dorëheqja e Qeverisë

Deputetja e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi në mes shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila si dhe kriminelit të njohur serb, Milan Radojiciq.

Krasniqi tha se Qeveria Kurti ka mundur të negocioj edhe tema të tjera, me kriminelin Milan Radojiciq.

Ajo gjithashtu ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Kurti, duke e vlerësuar si turp të vendit.

Postimi i plotë:

Asgjë e re për qeverinë që 4 vite punoi për ta favorizuar Serbinë.Kjo bisedë përveç që shpërfaq gënjeshtrat publike, tregon qartë se përveç për veteranët këta me “Zemljakën” mund të kenë negociuar edhe shumë gjëra tjera.Milani, Igori, Albini, Mimoza e gjithë Qeveria Kurti le të komunikojnë për ta sjellë Radojcicin para drejtësisë por jo mbi interesat e Republikës së Kosovës sepse populli nuk do ta fal këtë. Keni mashtruar e ndërtuar tradhëtarë fiktiv për të ardhur në pushtet dhe për ta dëshmuar që jeni vet “Esat Pasha”.Dorëheqje. Jeni turpi i këtij vendi!

Asnjë koment

Comments are closed.