Austria i dërgon shkresë Maqedonisë Veriore për Kujtim Fejzullahun që kreu sulmin në Vjenë
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka marrë kërkesë nga policia austriake për rastin e sulmuesit të vrarë në sulmin e mbrëmshëm në Vjenë
Mediat kanë raportuar se sulmuesi i vrarë është shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
“Policia austriake përmes ‘Europol’ dorëzoi kërkesë për bashkëpunim dhe informacione rreth këtij rasti dhe nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor menjëherë u ndërmorën aktivitete”, thuhet në njoftimin e MPB-së së Maqedonisë së Veriut.
Autoritetet austriake njoftuan se pesë persona kanë vdekur deri më tani nga sulmi që u krye në mbrëmjen e së hënës në Vjenë, përfshirë njërin nga sulmuesit.
Kujtim Fejzullahi, 20 vjeç, është sulmuesi i vrarë në Vjenë, me shtetësi të Austrisë dhe të Maqedonisë së Veriut.
I riu me prejardhje shqiptare ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS dhe sipas raportimeve të mediave austriake, pak para sulmit, ai u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të policisë terroriste të ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi. /Express/