Autobusi godet biçiklistin në Prizren
Një biçiklist goditet nga autobusi në Prizren.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ismajl Kryeziu”.
“Vozitësi mashkull K-Goran, me autobus zyrtar nga pa kujdesia ka goditur biçiklistin mashkull K-Shqiptar. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net