Autobusi me pasagjerë nga Kosova sulmohet në Serbi
Është sulmuar me gurë të hënën në mbrëmje në Krushevc të Serbisë një autobus nga Kosova që për destinacionin kishte Austrinë.
“Autobusit i janë dëmtuar disa xhama derisa drejt tij janë gjuajtur 10 gurë”, ka thënë drejtori i kompanisë, “Festimi”, Qëndrim Abazi për TV Arta.
Ai ka thënë se kjo është hera e parë që autobusët e kompanisë së tij janë sulmuar.
Sipas Abazit, udhëtarët janë akomoduar në një autobus tjetër dhe kanë vazhduar udhëtimin për në Austri./koha.net