Në autobus ndodheshin rreth 60 persona, 45 prej të cilëve u pickuan nga bletët.
Për gjashtë prej tyre aksidenti në një plantacioni kafeje rezultoi fatal pasi bletët që i thumbuan ishin të ashtuquajturat bletët “afrikane”.
Sipas njoftimit të autoriteteve, të vdekurit nga pickimi i bletëve janë 84-vjeçari Olivas Montalvan, 38-vjeçari Santos Castellon, 32-vjeçari Dilcia Ambaro, 19-vjeçari Kenya Bonilla, 47-vjeçarja Eneida Zelaya dhe vajza e saj 8-vjeçare Andrea-Carolina.
14 persona të tjerë janë plagosur nga rrëzimi i autobusit dhe janë dërguar në spital, një djalë 4-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë.
Bletët afrikane zakonisht janë më të shpejta në reagimin e tyre dhe ato i thumbojnë njerëzit për një periudhë më të gjatë kohore se speciet e tjera.
Këto lloj bletësh kanë shkaktuar vdekjen e rreth 1000 njerëzve, viktimat marrin 10 herë më shumë pickime se nga bletët evropiane. /abcnews.al