03-03-2025

Automjeti futet mes turmës së njerëzve në Manheim, raportohet për të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin jugperëndimor të Mannheimit.

Mediat lokale raportojnë se të paktën një person ka humbur jetën pasi një automjet është futur në turmën e njerëzve në qendër të qytetit, transmeton klankosova.tv.

Policia ka kërkuar që banorët të shmangin zonën për shkak të një operacioni të madh në sheshin Paradeplatz.

Ky incident vjen vetëm disa javë pas një sulmi të ngjashëm me makinë në Mynih, ku dy persona humbën jetën.

 

Asnjë koment

Comments are closed.