Autostrada “Ibrahim Rugova” e mbushur me borë, vizitorët nga Shqipëria mbesin në rrugë
Sot në Kosovë po mbizotëron mot i keq, i shoqëruar me reshje të shumta bore, shkruan Indeksonline.
Kjo ka bërë që shumë rrugë të jenë të vështirë kalueshme për shoferët.
Indeksonline ka siguruar pamje, teksa shihet autostrada “Ibrahim Rugova” e mbushur me borë, saktësisht pjesa në Prizren, afër kufirit me Shqipërinë.
Madje shumë vetura të Shqipërisë që ia kanë mësyer Kosovës me goma të verës, kanë mbetur në rrugë.
Lexuesit tregojnë që deri më tani nuk po shihet asnjë borëpasrtuese.
Më poshtë pamjet: