Avdyli i del në krahë Osmanit: Kur do flasim ne të vertetën, atëherë keni me mbetë pa fjalë
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli i ka thënë se proletarët janë bërë bashkë për shpifje.
“Proletarët e të gjitha ngjyrave ,janë bashkuar në fyrje , në shpifje , janë bërë bashkë si asnjëherë më parë. Ideatorët e tyre të edukuar me frymën Serbe bazë e kanë maksimën Serbe – Shpif ,Shpif ,Shpif se diçka mbeten”, ka shkruar ai
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se këtyre shqipfolësve kur të iu dalin rrehat e mashtrimet për qëllime të mbrapshta të pushtetit.
Postimi i plotë:
Proletarët e të gjitha ngjyrave ,janë bashkuar në fyrje , në shpifje , janë bërë bashkë si asnjëherë më parë. Ideatorët e tyre të edukuar me frymën Serbe bazë e kanë maksimën Serbe – Shpif ,Shpif ,Shpif se diçka mbeten. Kur ketyre shqipfolëseve shpifes iu dalin rrenat , mashtrimet, dhe iu zbulohen qëllimet e mbrapshta që pushtetin e kanë vetëm si trampolinë për pasurim personal e grupor atëherë duhet zbuluar armiqë të bazuar në shpifje ,shpesh edhe imagjinar. Ne dimë shumë gjëra për ju, ne nuk do të ndalemi sepse nuk frikohemi nga mbllaqitjet e juaja. Sepse fundi juaj i palavdë politik, do jetë më i shpejtë sesa mund ta imagjinoni. Kur do flasim ne , do e flasim të vertetën dhe vetëm të vertetën, atëherë keni me mbetë pa fjalë. Dhe heshtja juaj publike ka për tu përcjellë gjatë. Ky vend ka shpresë . Sepse ka pas dhe akoma ka njerzë të ndershëm e ju sdo arrini kurrë ta kuptoni pse nuk jemi si ju.