Avdyli: Zgjedhjet e 28 dhjetorit erdhën si pasojë e “llugës” politike të opozitës

“Unë mendoj që ata njerëzit që janë në 10 nuk kanë kallxu peshë politike, as peshë hierarkike. Më shumë se numrin, votuesi e vlerëson besnikërinë, profesionalizmin e shumë gjëra të tjera”, u shpreh Avdyli.
I pyetur nëse zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente e ka dëmtuar partinë Guxo, ai tha se pavarësisht se partia ka humbur udhëheqësen e saj, Kosova ka fituar një presidente të denjë.

“Zgjedhja si presidente ia ka marrë partisë udhëheqësen, por përtej kësaj Kosova ka fituar një presidente të mirë. Kjo është shumë më e rëndësishme dhe ne jemi krenarë që ajo nga gjiri i këtij grupacioni e përfaqëson Kosovën në mënyrë dinjitoze”, deklaroi ai në Teve1.

“Këto zgjedhje kanë me qenë krociale. Viti 2025 ka qenë vit i humbur në politikë, falë tekeve dhe inateve të opozitës që kanë bërë bllokime të panevojshme”, tha Avdyli.
Sipas tij, mazhoranca nuk ka bllokuar asnjë proces.
“Si njeri që kam qenë brenda, them se në asnjë moment nuk kemi bërë bllokada as ligjore, as politike. Ne në çdo mbledhje kemi pasur propozimet tona, ndërsa opozita ka tentuar të përfitojë nga një destabilizim i brendshëm, por matematikat u dolën mbrapsht”, u shpreh ai.
Në fund, Avdyli tha se më 28 dhjetor qytetarët do të japin verdiktin e tyre.
“Më 28 dhjetor është gjyqi i madh, verdikti i qytetarëve”, përfundoi ai.
