25-11-2024

Avokati Emmerson: Në 600 faqe, vetëm në tre paragrafe përmendet Kadri Veseli pa asgjë konkrete

Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për ta urdhëruar Prokurorinë që ta dorëzojë Përmbledhjen Para-Gjyqësore në rastin e aktakuzës ndaj Kadri Veselit – material ky që do ta ndihmonte mbrojtjen në përgatitjen e saj për procesin gjyqësor.

Në vendimin e tij, Gjykatësi ka thënë se të gjitha materialet dëshmitë, listat e dëshmitarëve, të ofrohen përmes një programi softëerik dhe një kategorizimi të caktuar.

Ai ka shtuar se është ende heret për ta udhëruar Prokurorinë që ta dorëzojë këtë përmbledhje, sipas afateve të kërkuara nga mbrojtja e Veselit.

Guillou pohon se konriza ligjore e Dhomave të Specializuara mbetet e heshtur lidhur me përcaktimin e përafërt se kur Prokuroria duhet ta dorëzojë këtë dokument, ndërsa thekson se vendimi i tij bazohet edhe mbi konsideratën e mbrojtjes së dëshmitarëve.

Këtë vendim të Gjykatësit Gillou, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, e ka quajtur arbitrar dhe që nuk mbështet në ligj.

Edhe pse nuk është pjesë e kornizës ligjore çështja e përcaktimit kohor se kur Prokuroria duhet ta dorëzojë Përmbledhjen Para-Gjyqësore, Emmerson thotë se Gjykatësi e ka në diskrecionin e tij që në çdo kohë gjatë procedurës paraprake ta urdhërojë Prokurorin për ta ofruar këtë dokument.

Emmerson kundërshton edhe qasjen e Gjykatësit, i cili, në mungesë të kornizës ligjore, është bazuar në praktika të ICC (Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve) dhe ICTY (Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet në ish Jugosllavi). Ai rikujton se Gjykata Speciale është vendore dhe bazohet mbi standardet e të drejtave të njeriut, ligjet dhe praktikat e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilave mbrojtjes i ofrohen koha adekuate dhe mjetet ndihmëse për t’u përgatitur lidhur me rastin.

Më tutje, Ben Emmerson pohon se Prokuroria ka dështuar ta identifikojë përgjegjësinë personale të klientit të tij, Kadri Veseli, pa mundur t’i qartësojë dhe ndërlidhë me të incidentet në 40 loakcionet e përmenduara në aktakuzë, duke bërë kështu që mbrojtja thjesht të presë dhe të hamendësojë për këto raste.

Ai, po ashtu, thotë se në 600 faqe material, vetëm në tre paragrafe përmendet Kadri Veseli pa specifikuar asgjë konkrete

“Nga një përmbedhje prej 600 faqesh, ka vetëm tre paragrafe që tregojnë për kontributin e supozuar të z.Veseli në Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale, pa indikacione dhe pa specifika për ndonjë incident të supozuar – loakcion, krime, dhe periudha kohore, për të cilat z. Veseli pritet që të gjykohet”, thotë Emmerson në shkresën e tij të adresuar për Dhomat e Specializuara.

Asnjë koment

Comments are closed.