25-11-2024

Avokati gjerman paralajmëron kosovarët: Mos punoni në Gjermani me viza turistike

Shpesh kosovarët që marrin viza turistike tentojnë të punojnë në Gjermani, por shpesh janë ndeshur me autoritetet gjermane dhe ku kanë marrë dënime të ndryshme.

Lars Dippel, avokat për çështjen e migracionit në Gjermani tha se kosovarët që marrin viza për Gjermani dhe që ato janë turistike mos të tentojë të punojnë pasi që është vepër penale.

Dippel po viziton Kosovën ku do të marrë pjesë edhe në Ditën e Avokatisë.

Ai ka folur edhe për viza të tjera siç është bashkimi familjar.

“Gjermania kërkon të paktën 12 metra katror banim për person,  njohuritë gjermane duhen të jenë themelore”,  tha ai sot në RTK.

Asnjë koment

Comments are closed.