24-11-2024

Avokati i “Burdushit” flet për tentim vetëvrasjen e klientit të tij

Mjeku popullor, Hysri Peqani, i njohur në publik si “Burdushi”, ka tentuar që të vras veten në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, avokati i Burdushit, Asdren Hoxha.

Sipas Hoxhës, Peqani tentoi të bëj një akt të tillë  në shenjë revolte ndaj padrejtësive që po i bëhen në Qendër të Paraburgimit.

 

 “E konfirmoj një rast i tentimvrasjes ka ndodh në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, sepse më ka thënë drejtpërdrejt vetë klienti im, i cili e ka shprehur si revoltë ndaj padrejtësisë që po i bëhet, me caktim dhe vazhdim të paraburgimit pa asnjë arsye, procedurës për sekuestrim të pabazë të gjithë pasurisë, faktit që asnjë i dëmtuar nuk është lajmëruar vullnetarisht para arrestimit të tij por, pas arrestimit janë joshë dhe ftuar njerëz që për interesa personale të lajmërohen dhe të deklarojnë kundër tij, gjë që është e pazakontë. Dhe  ai e sheh si padrejtësi, pastaj edhe vonesa në procedurë për katër muaj në paraburgim pa aktakuzë të gjitha këto e kanë shtyrë siç ka thënë klienti në një akt të tillë”, tha Hoxha për Indeksonline.

 

Sipas Hoxhës, Burdushi po mbahet padrejtësisht në paraburgim dhe se do të ishte e mjaftueshme një masë më e butë, si ajo e arrestit shtëpiak.

“I ftoj institucionet që të kenë parasysh të gjitha rrethanat për të parandaluar më të keqen dhe t’i ndërpritet paraburgimi menjëherë. Në lidhje më këtë rast janë njoftuar me letra edhe Prokuroria Themelore në Prizren gjithashtu edhe Gjykata Themelore në Prizren, mirëpo deri më tash është heshtur dhe nuk ka ndonjë lëvizje konkrete”, tha tutje Hoxha.

Asnjë koment

Comments are closed.