19-01-2025

Avokati i Cenës thotë se klienti i tij u ftua nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit

Mahmut Halimi, avokati i ish-anëtarit të Zonës operative të Pashtrikut, Sabahajdin Cenës, ka folur rreth intervistimit të sotëm të klientit të tij në zyret e EULEX-it.

Halimi ka thënë për Klan Kosovën se klienti i tij, Sabahudin Cena, është ftuar nga Prokurori i Specializuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

Cena sipas avokatit të tij nuk është i akuzuar i Speciales në Hagë, derisa është shfaqur i bindur që as nuk do të ngritet ndonjë aktakuzë ndaj tij po ashtu.

Veç tjerash avokati i Sabahudin Cenës, Mahmut Halimi për Klan Kosovën ka bërë të ditur se klienti i tij do të ketë edhe një intervistim tjetër në zyret e EULEX-it, procedurë kjo e cila do të zhvillohet gjatë ditës së martë.

Asnjë koment

Comments are closed.