Avokati i Thaçit: Kemi ndërmend t’i dorëzojmë Prokurorisë dosje për krimet e serbëve në Kosovë
Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, Gregory Kehoe, ka thënë se kanë ndërmend që t’ia dorëzojnë Prokurorisë disa dosje për krimet që kanë kryer serbët në Kosovë, e që sipas tij, janë të shumta.
“Kemi ndërmend t’ia dorëzojmë prokurorisë disa dosje për krimet që kanë kryer serbët në Kosovë, e që janë të shumta. Mbase Prokuroria do të merret edhe me ato”, ka thënë Kehoe në konferencë pranë Dhomave të Specializuara./IO