Babai raporton zhdukjen e vajzës 15-vjeçare, thotë se i vendosi GPS në çantë por s’po e gjen
Një burrë nga Gjakova, ka raportuar se vajza e tij 15-vjeçare është zhdukur dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Gazeta e Sinjali mëson se i njëjti ka deklaruar para Policisë se vajza nuk është kthyer në shtëpi në orarin e paraparë pasi kishte përfunduar mësimin gjatë ditës së djeshme dhe që nga ajo kohë s’dihet asgjë për fatin e saj.
Pasi Policia ka marrë informacionet e para, njësitet policore përkatëse janë aktivizuar, por akoma nuk kanë arritur ta gjejnë të miturën.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet dhe të zbardhen rrethanat e rastit.