06-02-2026

Babë e bir përfshihen në konf*likt në Prizren – njëri përfundon me lëndime të rënda trupore, tjetri në ndalim 48-orësh

Një incident i rëndë familjar ka ndodhur dje në aksin rrugor Prizren–Hoqë e Qytetit, ku një person ka mbetur me lëndime të rënda trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim policor.

Ngjarja është raportuar rreth orës 11:00, kur patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar viktimën, Rr. K rreth 57 vjeç, i cili kishte lëndime serioze. Menjëherë është njoftuar emergjenca, ndërsa i dëmtuari është transportuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit mjekësor rezulton me lëndime të rënda trupore dhe është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e hetimeve dhe krim-teknika, të cilat kanë kryer ekzaminimin e plotë të lokacionit.

Lidhur me rastin, në stacion policor është paraqitur njëri nga të përfshirët, ndërsa personi tjetër është kontaktuar përmes telefonit dhe më pas është paraqitur vetë.


Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarve, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit SARIQAM, prodhim turk, me kalibër ende të paidentifikuar.

Pas konsultimit me Prokurorin, J. K është trajtuar në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa ndaj D. K rreth 44 vjeç është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, nën dyshimin për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Asnjë koment

Comments are closed.