Badallaj rrëfen rrahjen nga Dibran Hoxha
Hulusi Badallaj ka rrëfyer para gjykatës së Prizrenit për rrahjen dhe sulmin me thikë që ai e kishte nga Dibran Hoxha dhe grupi i tij.
Njeriu i cili u ther me thikë gjatë përleshjes me Dibran Hoxhën, Arlind Dakaj, dhe Mirsat Hajredini ka rrëfyer për sulmin.
Ai ka treguar se djemtë e tij kishin një problem me të akuzuarit ndërsa ditën kritike Mirsadi i kishte bllokuar, ndërsa Dibrani dhe Arlindi e kishin goditur me grushte dhe shufër metalike. Viktima ka thënë se ishte goditur edhe dy herë me thikë gjatë këtij incidenti.
Badallaj ka rrëfyer në gjykatë se është pajtuar me të akuzuarit dhe nuk kërkon të kompensohet.
Aktakuza e Prokurorisë sqaron se në qershor të këtij viti Dibran Hoxha dhe Arlind Dakaj, e kishin përcjellë me veturë të dëmtuarin, ndërsa Mirsat Hajredini i bllokon rrugën nga mbrapa të dëmtuarin.
E njëjta sqaron se Dibran Hoxha dhe Arlind Dakaj, e sulmojnë të dëmtuarin Hulusi Badallaj me grushte, ndërsa më pas Dibrani i kishte dhënë thikën Arlind Dakajt, i cili e kishte goditur viktimën dy herë me të.
Ndërsa, i akuzuari tjetër Mirsat Hajredini sipas aktakuzës ngarkohet se në ndihmë ka kryer veprën penale të lëndimit të rëndë trupor./gazetaexpress