Eksperti i rrjeteve sociale, Diamant Bajra ka folur rreth rrezikut që po i kanoset fëmijëve, përmes rrjetit social, TikTok.
Ai thotë se përmes disa sfidave që po bëhen virale, ata po rrezikojnë jetën e tyre, njofton Klankosova.tv.

“Po flasim për një rast të tillë që ka qenë edhe më herët, si ai i ‘Balenës Blu’, pra është e ngjashme me atë që ka ndodhur vite më parë”.
Po ashtu, eksperti shton se ky fenomen po vjen si pasojë e moskujdesit adekuat të prindërve ndaj fëmijëve, e që këta të fundit kërkojnë vëmendjen e dëshiruar diku tjetër.
“Në mosmbikëqyerjen e fëmijëve nga ana e prindërve sidomos, duke qenë ata të lirë dhe duke vuajtur për vëmendje në këtë rast nga prindërit e tyre, ata po e gjejnë vëmendjen përmes këtyre aktiviteteve që po i ndërmarrin, e që po rrezikojnë jetën e tyre”.