Bajrami: Atmosferë feste në Prizren, urohet për mirëqenie e solidaritet!
Sot, në mëngjes në xhamitë dhe në teqetë e rajonit të Prizrenit, është falur namazi i Bajramit të Madh, ku qytetarët e shumtë kanë kryer faljen, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Kjo festë vjen për besimtarët mysliman pas përcjelljes së muajit të Ramazanit, që ngriti edhe më shumë nivelin e dashurisë ndaj Zotit.
Me këtë rast, përfaqësues fetarë, zyrtarë komunal dhe ata të subjekteve politike të Prizrenit, kanë uruar qytetarët e besimtarët islam për festën e Bajramit.
Në mënyrë tradicionale, pas faljes së Bajramit, në Prizren kanë vazhduar vizitat nëpër familje.
Në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit do të organizohet pritje solemne.
Me këtë rast uron edhe redaksia e portalit “GazetaePrizrenit.net”:
Harmoni, mbarësi e çdo të mirë në familjen tuaj!
ME FAT!