23-11-2024

Bajrami e LDK’së: “Komercijalna Banka” u mbyll sepse është blerë nga NLB, s’ka lidhje me veprime të Qeverisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, por sipas saj, ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke, përmes likudimit vullnetar.

Ajo thotë se kjo bankë që operonte që nga paslufta në Kosovë është mbyllë sot sepse ka “më shumë se tri vite që ‘Bankën Komerciale’ në Serbi dhe filialat e saj i ka ble ‘NLB Slovenia’”.

“Unë veç uroj që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë për një licensë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë!”, thotë Bajrami.

Postimi i saj i plotë:

Për informatën e të gjithëve,

Mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ bankë kjo e Serbisë që në Kosovë ka operuar që nga pasufta si bankë e licensuar nga BQK-ja, është mbyllë sot sepse ka me shumë se tri vite që ‘Bankën Komerciale’ në Serbi dhe filialat e saj i ka ble ‘NLB Slovenia’, e cila siç e dini ka e një licensë në Kosovë dhe me ligjin aktual një operatori nuk i lejohet t’i ketë dy licensa.

Andaj mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë as me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, ka qenë veprim  i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke, përmes likudimit vullnetar.

Unë veç uroj që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë për një licensë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë!

Asnjë koment

Comments are closed.