03-06-2025

Bakaj me falënderime, FC Prizren bën HISTORI! ⚽️

Drejtori i klubit FC Prizreni Bekim Bakaj ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm.
– lojtarët e përkushtuar, kryesinë dhe stafin teknik, sponsorët besnikë, tifozët e mrekullueshëm, si dhe Kuvendin Komunal të Prizrenit për përkrahjen e vazhdueshme!

“Në një kohë shumë të shkurtër që nga themelimi, klubi ynë arriti të shkruajë histori duke siguruar ngjitjen në Ligën e Parë të Kosovës, një sukses i jashtëzakonshëm që është fryt i punës së palodhshme dhe përkushtimit të përbashkët”, tha ai.

FC Prizreni nuk ndalet këtu!
Në ditët në vijim, klubi do të kalojë në një proces të riorganizimit të plotë, me qëllim që të jemi sa më të përgatitur për sfidat e Ligës së Parë – një nivel shumë më i lartë dhe më konkurrues.

Po ashtu, klubi do të punojë intensivisht në përforcimin e skuadrës me prurje të reja cilësore, që do të ndihmojnë në ruajtjen dhe ngritjen e performancës së ekipit tonë në këtë kapitull të ri.

“🩵💛Me përkrahjen tuaj, gjithçka është e mundur!
Bashkë vazhdojmë të shkruajmë historinë e qytetit tonë!
Forca FC PRIZRENI! 🩵💛
Forca PRIZRENI 🩵💛”, thuhet në dedikimin e tij./ Gazeta e Prizenit

Asnjë koment

Comments are closed.