Baldedaj: Komuna e Prizrenit ka blerë një fidan të blirit për 141 euro
Anëtari i Kuvendit Komunal (KK)N të Prizrenit nga radhët e AAK-së në opozitë, Ilir Baldedaj ka denoncuar komunën e Prizrenit, duke thënë se një fidan të blirit e ka blerë për 141 euro, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Ai madje ka deklaruar se me këto veprime duhet të merren edhe organet e drejtësisë. Baldedaj për këtë e ka kritikuar edhe kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, duke i vlerësuar veprimet e tilla si të denja për librin e Ginisit.
“Mjetet ia la qeverisja e kaluar, ndërsa Myta sa herë e mbolli një fidan u krekos, sikur e zbuloi ujin e nxehtë, por asnjëherë nuk tregoi sa e ka blerë atë fidan. Po del se engjulli i quajtur Mytaher po e zhvesh shpesh këtë petk për ta vesh një tjetër, fshehtas, përtej syrit të opinionit. Një fidane bliri Mytaher Haskuka e ka blerë as më shtrenjtë dhe as më lirë se 141 euro”, ka shkruar ai.
Sipas Baldedajt, në këtë rast sigurisht Haskuka e ka blerë blinin dhe lulet në të të cilat i ka llogaritur si produkt për çaj.
“Përditë e më shumë po i del boja pushtetit të Haskukës dhe po dëshmohet se është i padijshëm e i paaftë për ta udhëheq Prizrenin, prandaj thirrja për të dhënë dorëheqje një diotë më parë është dashamirëse. Ndryshe ikja e tij do të jetë shumë më e dhimbshme për të, dhe shumë më fatkeqe për Prizrenin”, ka përfunduar postimin e tij në facebook.