Shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së në opozitë, Ilir Baldedaj, ka kritikuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskukën, pas njoftimit për ngritjen e një kallëzimi penal ndaj tij.
Ndër të tjera, ai ka shkruar në rrjetet sociale:
“Kallëzimi penal kundër Mytaher Haskukës, rrjedhë logjike e ngjarjeve…
Ai nuk pyet Institucionet përgjegjëse dhe as për ligjin, prandaj që në gjashtëmujorin e parë i vjenë një kallëzim penal….
Mytaher Haskuka nuk pyet për ligjin dhe institucionet përgjegjëse as kur rrënon trashëgiminë, prandaj asnjë qytetar i Prizrenit nuk duhet të befasohet, për kallëzimet penale, këtë që është ngritur dhe të tjerët që mund të vijnë në ditët në vijim…
Mytaher Haskuka nuk e ka as idenë si udhëhiqet komuna, ndërsa është i rrethuar nga njerëz që për interesa personal do të vazhdojnë ta “baltosin” figurën e tij dhe institucionin e qeverisjes lokale.
Prandaj shpëtimi i vetëm për Mytaher Haskukën është dorëheqja…
Ndryshe ai me të dy këmbët do të “fundoset” në kallëzime penale që vijnë në hapat e tij të kundërligjshëm për t’i larë borxhet e premtimeve pa mbulesë të fushatës elektorale për militantët e diletantët partiak”, ka shkruar ai.