Baldedaj kritikon kryetarin Haskuka se po ngutet për ta punësuar fisin
Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) nga radhët e AAK-së në opozitë, Ilir Baledaj ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën, duke thënë se po vepron me shpejtësi për ta punësuar fisin e tij.
Bashkë me një listë të publikuar rreth rezultateve në një konkurs për punësim në shkolla, ku shihet se një konkurruese me mbiemrin Haskuka është radhitur e para, Baldedaj ka bërë edhe një postim në llogarinë e tij në facebook, në të cilin thuhet:
“Prizreni nuk ka qenë në dijeni që fisi i familjes Haskuka janë njerëzit më te menqur të qytetit.
Po ky talent i Haskukëve po shpërfaqet pasi Mytaher Haskuka u bë kryetar i Komunës së Prizrenit.
Gjithandej më të mirë dalin kandidatët me mbiemrin Haskuka, si në konkurset e DKA-së si në konkurset e drejtorive tjera të varësve të Haskukës.
Kështu ndodhi edhe me konkursin e fundit të DKA-së kur mbiemri Haskuka duhet të jetë në krye të listës.
Me shpejtësi Mytaher Hakuka po e rehaton fisin Haskuka duke e punësuar.
Shihe habinë sa herë dalin këto rezultate Mytaher Haskuka zhduket nga Prizreni në udhëtime zyrtare pa i informuar qytetarët as për desitancionin e udhëtimit e as për qëllimin e udhëtimit.
Ky fakt dëshmon se Mytaher Haskuka ka ik nga ajo që po i ndodh dhe që po e motivon të ndodh, e ky është turpi.
Po i ik turpit me turp, por një ditë ky turp do të bëhet aq i madh sa Mytaher Haskuka do të jetë I turpëruar para të gjithë qytetarëve prizrenas.
Ai që premtoi luftë kundër e ka instaluar shkallën më të lartë të nepotizmit në Prizren. Ky është Mytaher Haskuka”, thuhet në postim.