Balje tregon pse nuk bashkëpunon me partinë e Kurtit: Nuk e kam gjetur veten në ekipin e VV-së
Deputetja nga komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka treguar se pse nuk mund të bashkëpunojë në këtë mandat me VV-në.
Ajo ka bërë me dije se nuk e ka gjetur veten në ekipin e VV-së.
Sipas saj, partia e Albin Kurtit nuk ka bashkëpunuar si duhet në mandatin e kaluar.

“Sepse unë nuk e kam gjetur veten në ekipin e VV-së. As në qeverinë e parë, as në të dytën nuk kemi bashkëpunuar si duhet. Dhe unë mendoj se bashkëpunimi duhet me u ndje si diçka produktive, kurse unë nuk e gjeta veten atje. Nuk gjeta mirëkuptim”, është shprehur Balje për Klan Kosovën.