08-09-2024

Ballkani, bileta falas për ndeshjen kthyese ndaj Santa Colomas

KF Ballkani ka njoftuar se biletat për ndeshjen kthyese ndaj Santa Colomas do të jenë falas për shikuesit.

Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e dytë ndaj kampionit të Andorrës në “Zahir Pajaziti” në Podujevë të martën, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Dueli zhvillohet nga ora 16:30 dhe të gjithë ata që do të shkojnë për ta parë kampionin, nuk kanë për të paguar biletë.

Duelin e parë Ballkani e fitoi me rezultat 2-1, me një gol fitues të vonë nga Bernard Karrica, me ‘portokallinjtë’ që tashmë kanë gjasat e mëdha për të kaluar në rrethin e dytë të garës./GSS

Asnjë koment

Comments are closed.