Ballkani e gjen pasardhësin e Ilir Dajës
Artim Pollozhani do të jetë trajneri i ri i Ballkanit. Portali “Sportmania” mëson ekskluzivisht se Pollozhani do ta zëvendësoj Ilir Dajën te kampionët e Kosovës.
Ish futbollisti strugan është drejtor sportiv te Flamurtari i Vlorës, por i njejti do të largohet nga atje për të marrë udhëheqjen e Ballkanit.
Kujtojmë de Artim Pollozhani ka qenë edhe më herët pjesë e Ballkanit si ndihmës trajner i Ilir Dajës, teksa tani do të kthehet si kryetrajner.