Ballkani humb në Drenas
Ballkani i Suharekës sot humbi në Drenas nga Feronikeli 1-0, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Mbrojtësi i Ballkanit, Dardan Jashari shënoi në portën e tij (autogol). Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultat të barabartë 0:0.
Me këtë fitore Nikeli vazhdon të kryeson tabelën në IPKO Superliga e Kosovës në futboll, ndërsa pas 25 javësh ka 59 pikë, apo pesë më shumë së Llapi që është e dyta.
Në orën 18:00 Liria ndërkaq në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ takohet me Prishtinën.
Skuadra e Mirel Josës vazhdon të mbetet në garë për titull, dhe fitorja ndaj Lirisë është e domosdoshme. Prishtina renditet e treta në tabelë.
Në anën tjetër, Lirisë i duhet së paku lojë e mirë, për ta përmirësuar imazhin nga ndeshje me Llapin në Prizren, kur pësoi 0:4. /GazetaePrizrenit.net/