Ballkani humb nga Feronikeli 1:0
Ballkani i Suharekës sot pësoi humbje si mikpritës nga skuadra e Feronikelit nga Drenasi me rezultat 1:0, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.
Një gol i Kastriot Rexhës (min 26) i dha fitoren e tretë radhazi në kampionat skuadrës nga Drenasi që falë suksesit ndaj Ballkanit u ngjit në kuotën e 32 pikëve.
Por, në faqen zyrtare të Ballakanit, janë ankuar për padrejtësi nga ekipit nga Theranda.
“Turp per Referin me qellime te caktuara Dardan Qaka, penallet si ndal, lojtaret e Feronikelit qe merituan kartona edhe te kuq si jep as te verdhin , keshtu smundemi kunder referimeve dhe shkatrrueseve te futbollit . Do ta pesoj futbolli i Kosoves”, thuhet në postimin e tyre.
Ndeshja është zhvilluar në kuadër të javës së XIV- të IPKO Superligës. /GazetaePrizrenit.net