24-11-2024

Ballkani i mohon, ndërsa nga Liria s’ka njoftim për raportimet e bllokimit të merkatos shkaku i borxheve

Si Ballkani ashtu edhe Llapi i kanë mohuar raportimet se FIFA ua ka mbyllur merkaton shkaku i borxheve ndaj ish lojtarëve.

Në mediat lokale ka qarkulluar një foto, ku sipas të cilës Llapi, Ballkani dhe Liria e Prizrenit nuk kanë të drejtë të nënshkruajnë këtë muaj, shkaku që i borxheve ndaj ish futbollistëve.

Lidhur me këtë çështje, Nacionale ka kontaktuar sekretarin e Ballkanit Arben Osmanin, i cili deklaroi se është lajm fals.

Jo nuk është e vërtetë. Ndoshta dikush e ka ndonjë platformë tjetër, tek unë gjithçka është në rregull. Nuk e kemi merkaton e bllokuar”.

Të njëjtën përgjigje e dha edhe trajneri i Llapit Tahir Batatina, që deklaroi se nuk është e vërtetë pavarësisht që skuadra e tij nuk do të bëjë asnjë transferim këtë afat kalimtar.

Jo s’është aspak e vërtetë. Llapi për transferime e ka kryer, jam i kënaqur me ekipin tim, mirëpo ajo pjesa nuk është e vërtetë”.

Ndërkohë, Nacionale ka tentuar të kontaktojë edhe me zyrtarët e klubit të Lirisë së Prizrenit por deri në publik të lajmit ata kanë qe të padisponueshëm.

Ballkani dhe Llapi janë duke ‘luftuar’ për titullin në Superligën e Kosovës, kurse Liria shpreson në ndonjë mrekulli që të mbetet në elitë.

Asnjë koment

Comments are closed.