24-11-2024

Ballkani largon Sermaxhajn, ky tregon arsyen e largimit

Sot Ballkani i Suharekës konfirmoi ndarjen me trajnerin e deritashëm, Sami Sermaxhaj, që në deklarimin e tij thuhet se shkëputjen e kontratës e ka iniciuar kryesia e klubit për shkak se nuk kishte pranuar t’i dënohen lojtarët, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

“Pas bashkëpunimit disa mujor me trainerin Sermaxhaj, sot kemi shkëputur bashkëpunimin.

Shkëputja e marrëveshjes është bërë me marrëveshje të dy anëshme, pasi mungonin rezultatet e pritura nga klubi. FC Ballkani i uron trainerit Sami Sermaxhaj sukses dhe falenderon për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Në anën tjetër, Semaxhaj i ka zbuluar arsyet e largimit të tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

“Kryesuesit e klubit nuk kanë qenë të kënaqur me ecurinë e rezultateve të fundit, por poashtu unë pas lojës së fundit nuk jam pajtuar me propozimet e tyre mbi masat disiplinore ndaj lojtarëve, kështu që vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin”, ka shkruar ai./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.