26-11-2024

Ballkani mposht konkurentin e drejtpërdrejt për titull, forcon kreun

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore në ndeshjen derbi të javës së16-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur Gjilanin në Suharekë, me rezultat 2:1.

Të tri golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte më e qetë për nga rastet për shënim, por me shumë tension në mes të lojtarëve.

Golat për Ballkanin  i shënuan dyshja tejet e talentuar, Blend Baftiu dhe Jetmir Topalli, n dërsa për skuadrën mysafire të vetmin gol e shënoi Gerhard Progni në minutën e 36-të të ndeshjes.

Në minutat e fundit ndeshja ishte tejet e tensionuar, ku edhe trajneri i Ballkani, Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq, nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, Genc Nuza.

Me këtë fitore Ballkani merr pozitën e parë, me 34 pikë nga 16 ndeshje të zhvilluar, tre pikë më shumë se Gjilani që renditet e treta me 31 pikë të grumbulluara./rtk/GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.