22-11-2024

Ballkani mundi Gjilanin 4:1

Ballkani ka arritur të rikthehet te fitoret pasi ka mposhtur Gjilanin me rikthim 4-1.

Gjilani rastin e parë të mirë e pati në minutën e 18-të, kur goditja e Ansi Nikës u ndal nga

Mysafirët nga Gjilani kaluan të parët në epërsi në këtë takim, ku shënuan pas 21 minutave lojë.

Në fakt ishte mbrojtësi vendas Elbasan Gashi që në tentim për ta larguar topin e dërgoi në portën e tij për 0-1.

Vendasit barazuan rezultatin në 1-1 në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Durim Gashit.

Ballkani e nisi furishëm pjesën e dytë, kur fillimisht rrezikoi me Jetmir Topallin.

Në minutën e 50-të ‘portokallinjët’ realizuan golin e dytë në këtë takim, pas një gjuajtje të fuqishme nga talenti Blendi Baftiu.

Goli i tretë për vendasit erdhi në minutën e 79-të, ku kësaj radhe realizoi mbrojtësi i majtë Arbër Potoku.

E për golin e katërt në këtë sfidë u përkujdes Leutrim Gashi që shënoi në minutën e 88 pas asistimit nga Egzon Shabani.

Pas kësaj fitore, Ballkani ngritët në pozitën e tetë në tabelë me 21 pikë të tubuara, ndërsa Gjilani ndodhet në vendin e katërt me 24 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani luan në udhëtim tek Trepça ’89, ndërsa Gjilani pret në shtëpi Ferizajn. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.