Ballkani njofton largimin e Eris Abedinit nga skuadr
Ballkani ka njoftuar largimin e mesfushorit Eris Abedini nga skuadra e Suharekës.
Lajmi u bë i ditur të martën përmes një njoftimi zyrtar nga klubi, i cili ka shprehur falënderimet për kontributin e dhënë nga Abedini gjatë kohës që ka qenë pjesë e skuadrës.

“Nga sot, mesfushori Eris Abedini nuk është më pjesë e jona. Duam ta falënderojmë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë. Me profesionalizmin, përkushtimin dhe energjinë e tij në fushë, ai ka dhënë një ndihmesë të çmuar për skuadrën tonë. I urojmë shumë suksese në hapin e radhës në karrierën e tij futbollistike! Faleminderit, Eris!” thuhet në deklaratën e klubit të Ballkanit.