Ballkani nuk ka arriti të qëndrojë shumë, Drita rimerr kreun e tabelës
Ballkani nuk ka arritur të qëndrojë më shumë se njëzet e katër orë në krye të tabelës së Superligës së Kosovës. Kjo pasi Drita ka fituar bindshëm ndaj Drenicës dhe ka rimarrë pozitën e parë.
Në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të Javës së njëzet e shtatë gjilanasit kanë realizuar fitore me rezultat 3-0.
Nga minuta e tridhjetë e tetë Zeka ka lënë fushën pas kartonit të kuq dhe skënderajasit kanë vazhduar ndeshjen me dhjetë lojtarë.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola, por pjesa e dytë ka qenë krejt ndryshe, aporton rtklive. Vitija (57′), Baftiu (75′) dhe Jashari (85′) kanë realizuar për skuadrën gjilanase.
Pas kësaj humbje, Drita ringjitet në vendin e parë në tabelë me pesëdhjetë e pesë pikë, një më shumë se sa ballkani, ndërsa Drenica mbetet në vendin e fundit me njëzet e tri pikë.