Fitorja në udhëtim ndaj Feronikelit (2-0) i ka mundësuar Ballkanit t’i ketë 29 pikë, apo shkëputje në klasifikim prej dy pikësh nga Gjilani, që ndeshjen sotme e sotme i është kthyer fitoreve, duke mundur Ferizajn, me rezultat 4-0, në “Riza Lushta” të Mitrovicës.
Flamurtari sot e ka ndalur Dritën, duke e mposhtur me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit tonë.
Prishtina regjistron edhe barazimin e tretë këtë edicion dhe me 24 pikë renditet në vendin e katërt.
Ndërkohë, Trepça ’89 falë fitores ndaj Vushtrrisë në shtëpi, tani ka numër të njëjtë të pikëve me Feronikelin (19).
Dukagjini dhe Vushtrria vazhdojnë të mbeten në fundin e tabelës.