25-10-2025

Balotazhi i 9 nëntorit: LVV prin, pas saj LDK, PDK, AAK e Lista Serbe

Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti janë komunat ku kandidatët për kryetarë do të përballen në balotazh.

Në nivel vendi, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) udhëheq me numrin më të madh të garave në balotazh që do të mbahen më 9 nëntor, e pasuar nga LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe.

LVV garon në 12 komuna në balotazh.

LDK garon në 9 komuna në balotazh.

PDK garon në 6 komuna në balotazh.


 

AAK garon në 5 komuna në balotazh.

Lista Serbe garon në 1 komunë në balotazh, në Kllokot.

Pa balotazh, LVV-ja ka fituar në Kamenicë, Podujevë dhe Shtime, ndërsa PDK-ja në Skenderaj, Ferizaj dhe Han të Elezit. LDK-ja ka fituar pa balotazh në Istog dhe Lipjan, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan.

Gara është mbyllur më 12 tetor edhe për Ramiz Lladrovcin në Drenas, si dhe për Nismën në Malishevë. Lista Serbe ka fituar pa balotazh nëntë komuna me shumicë serbe.

Editorial / Prizren: A ia ktheu vota shpinën programit ?!

Asnjë koment

Comments are closed.