18-12-2024

Bankat pranojnë rekomandimin e Avokatit të Popullit për dhënie të kredive për pensionistë

Për këtë çështje me një raport të veçantë të nxjerrë në qershor të këtij viti, ku institucioni i kishte kërkuar Bankës Qendrore të Kosovës që t’ iu rekomandonte bankave komerciale që t’i rishikonin politikat kreditore, siç thuhet, me qëllim të parandalimit të diskriminimit ndaj qytetarëve të moshuar, përkatësisht pensionistëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se rekomandimin e Avokatit të Popullit ua ka përcjellë të gjitha bankave.

“Pas rekomandimeve të dhëna nga institucioni i Avokatit të Popullit, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka shqyrtuar politikat kreditore të bankave, të cilat, sipas ligjit, aprovohen nga bordet e drejtorëve të bankave. Bazuar në kompetencat, BQK-ja ka kërkuar nga bankat që të zbatojnë rekomandimet e institucionit të Avokatit të Popullit dhe tashmë jemi në përcjellje të zbatimit të këtij rekomandimi, i cili rekomandim është pjesë e fushëveprimit të ekzaminimit”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për gazetën. Sipas tyre, nga ekzaminimet që kanë bërë, rekomandimi i Avokatit të Popullit është zbatuar. Zbatimi i mëtejmë i këtij rekomandimi kanë thënë se do të përcillet edhe në ekzaminimet e tjera

Asnjë koment

Comments are closed.