Bankat vendosin tarifa për shërbimet bazike
Bankat që operojnë në Kosovë nuk kanë pranuar që shërbimet bazike për qytetarët t`i ofrojnë me zero tarifë. Ato kanë filluar t`i tarifojnë qytetarët jo më shumë se 53 centë në muaj. Nga këto të fundit kanë thënë se janë duke zbatuar vendimin e BQK-së, por që s`ka numër të madh të qytetarëve që po aplikojnë për këto shërbime.
Qytetarët e intervistuar thonë se nuk janë të informuar për shërbimet.
Këto të fundit, kanë vendosur një tarifë mujore prej 53 centësh për këto shërbime, të cilat sipas BQK-së, do të mund të ofroheshin edhe pa pagesë.
Në lidhje me zbatimin e kësaj rregulloreje nga BQK kanë thënë se deri tani kanë pranuar një ankesë.
Vlera e arsyeshme e kompensimit, sipas paragrafit 1 të këtij neni, nuk mund të jetë më e lartë se 0,12% e vlerës së pagës mesatare neto mujore në Republikën e Kosovës, e publikuar së fundmi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ndërkohë, Divizioni i Ankesave brenda BQK-së ka pranuar vetëm një ankesë lidhur me rregulloren për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike, e njëjta është shqyrtuar dhe pala është informuar me kohë
Një nga bankat që operojnë në Kosovë e ka konfirmuar për RTK-në se janë duke ofruar shërbimet bazike ashtu siç e përcakton rregulloja, mirëpo nga e njëjta kanë thënë se nuk ka shtim të aplikimeve për këto shërbime.
Një pjesë e qytetarëve vazhdojnë të mos jenë të informuar për vendimin e BQK-së, e ata që janë të informuar shprehen se s?kanë aplikuar ende.
Vendimi i BQK-së është mirëpritur nga njohës të ekonomisë të cilët kanë theksuar se shërbimet bazike duhet të ofrohen me tarifa të përballueshme për qytetarët.
“Qasja në sistemin bankar duhet të jetë e garantuar dhe nuk duhet të tarifohet aq lartë në mënyrë që të bëhet e papërballueshme për qytetarët dhe veçmas për shtresat me të hyra të ulëta”, tha Erton Begaj, njohës i ekonomisë.
Shërbimet bazike pa pagesë për qytetarët përfshijnë: hapjen, operimin, mbylljen e llogarisë, tërheqjet e parave, deponimet, transaksione të pagesave e transfere të kreditit brenda bankës.