24-02-2025

Banorët e disa lagjeve të Prizrenit pa ujë gjatë natës, kërkojnë zgjidhje deri në fillimin e Ramazanit

Banorët e disa lagjeve të Prizrenit pa ujë gjatë natës, kërkojnë zgjidhje deri në fillimin e muajit të Ramazanit

Një banor nga Prizreni ka denoncuar mungesën e furnizimit me ujë që prej shtatorit të vitit të kaluar.

Sipas tij, në lagjet “Tusuz” dhe “Hoça Mahallë”, uji mungon çdo natë nga ora 20:00 deri në 10:00 të mëngjesit.

Banorët kanë bërë ankesa, por sipas tyre, përgjigja nga autoritetet ka qenë e paqartë dhe shpërfillëse. “Na kanë thënë ‘i dimë punët tona’, nuk japin shpjegim pse nuk ka ujë”.

Mungesa e ujit po i shqetëson banorët, sidomos tani që po afrohet muaji i Ramazanit, kur banorët theksojnë se pastërtia është e domosdoshme./Klan Kosova FM

Asnjë koment

Comments are closed.